France, gjen 100 mije euro dhe i kthen

03/09/2009 19:40

Nje aksion i mire qe cudit. Yvon Woterghem, nje tregtar i ri i nje dyqani ne Meurchin, ne veri te Frances, ka gjetur ne kosh plehrash 100 mije euro dhe i ka kthyer.

Parate ndodheshin ne nje kuti biskotash dhe mund te jene hedhur pa dashur ne mbeturina.

Pronaret jane nje cift pleqsh qe me shumen, ndoshta donin te paguanin qerane e azilit.

Vajza e ciftit eshte cuditur duke deklaruar se i detyrohet te riut “nje mirenjohje shume te madhe”.

Top Channel