Durres, plagosen ne lokal nga nje makine

03/09/2009 12:00

Dy persona u plagosen sot ne oren 8:30 prane stacionit te trenit ne qytetin e Durresit.

Ata po qendronin ne tavolinen e nje bari ne rrugen “Skenderbeu”, kur u goditen nga nje automjet tip mercedez benz, drejtuesi i te cilit humbi kontrollin dhe u ngjit ne trotuar.

Per pasoje shtetasit A.Pasha 38 vjec nga Tirane, A. Cemeni 27 vjec nga Durresi u plagosen dhe u derguan ne spital me urgjence.

Ne vendngjarje pati edhe persona te tjere qe munden te shmangen pa demtime. Drejtuesi i automjetit, nje 48-vjecar nga Durresi, pas aksidentit u largua nga vendngjarje.

Sipas personave te marre ne pyetje nga policia ai ka qene ne gjendje te dehur qe ne mengjes dhe kjo ka shkaktuar edhe aksidentin.
 

Top Channel