Blushi: Nuk kam pasur nje pakt me Ramen

03/09/2009 22:11

Deputeti socialist Ben Blushi ka deklaruar se brenda PS nuk ka pasur nje pakt mes tij dhe kryetarit Rama.

Sipas tij, mbeshtetja qe ai dhe te tjere i kane dhene Rames ka qene e pakushtezuar.

“Nese do te kishte pasur nje pakt mes meje dhe Rames duhet te kishte funksionuar, por nuk ka patur nje pakt. Brenda partive ka gjithmone nje rrokade. Ne sot “kryqezohemi” sepse s’i paskemi folur zotit Rama, por ne e kemi mbeshtetur ate pa asnje kusht”, ka pohuar Blushi.

Sipas tij, sot Rama tregohet i rezervuar, “pasi nuk ka se cfare te thote”. Blushi ka theksuar se Rama nuk mund te shfajesohet per humbjen ne zgjedhje dhe ka shtuar se ai po tenton te krijoje alibi.

“Nuk mund te thuhet se fajin e ka kryeministri dhe se une nuk kam asnje faj. Nuk mund te thuhet se, ju te gjithe 3 milione e keni fajin pervec meje. Rama nuk mund te vije ne pushtet nese sillet si Berisha”, ka shtuar Blushi.

Top Channel