Afganistan, vetem nje komando me grip

03/09/2009 14:35

Vetem nje ushtar shqiptar ne Afganistan rezulton te jete i semure me gripin e derrave. Analizat per tre komandot e tjere qe ishin mbajtur ne izolim kane konfirmuar se ata nuk jane prekur nga virusi A H1N1.

Nderkohe qe edhe gjendja e ushtarit Denis Sulko nga Lushnja me kalimin e oreve po permiresohet. Te dhenat behen te ditura nga vete Ministria e Mbrojtjes shqiptare, ne te cilet thuhet edhe se ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa ka zhvilluar nje bisede telefonike me komandot shqiptare ne Afganistan, ku ka kerkuar informacion per gjendjen shendetesore te tyre.

Sipas komandantit te misionit shqiptar, Major Abaz Bregu gjendja shendetsore e ushtarit te prekur nga virusi A H1N1 tashme eshte premiresuar dhe ai po trajtohet ne spitalin italian atje, ndersa tre ushtaret e tjere sipas tij ishin izoluar per shkak sigurie pasi kishin shfaqur shenja te gripit.

Ministri Oketa ka biseduar edhe me familjaret e ushtarit te prekur nga virusi i derrit dhe u ka mundesuar dhe atyre nje bisede telefonike duke i siguruar per shendetitin e djalit te tyre ushtar ne Afganistan.

Pak dite me pare gripi i derrit kishte prekur tete ushtare te kontigjentit spanjoll atje  te cilet me pas jane derguar per t’u trajtuar ne klinikat e specializuara te Spanjes.

Top Channel