Vrasja e biznesmenit, merren ne pyetje shoket

02/09/2009 12:00

Ne Vlore dhe ne Fier vazhdojne paralelisht hetimet per vrasjen e biznesmenit Genc Habazaj. Drejtoria e policise se Vlores ishte duke u marre me hetimet per zhdukjen e tij kur eshte lajmeruar Fieri per gjetjen e kufomes.

Ne Vlore hetuesit kane nisur shoqerimet e para per te gjetur autoret dhe shkakun e kesaj vrasje.

Dje jane marre ne pyetje shoket e viktimes me te cilet ai ishte shoqeruar edhe diten kur u zhduk. Ndersa drejtoria e policise se Fierit ka marre ne pyetje kryeplakun e fshatit Darzese, si dhe cobanin qe gjeti i pari trupin e biznesmenit.

Hetuesit kane rindertuar vendin e ngjarjes dhe itenerarin qe mund te kene ndjekur autoret.

Nje variant i ndertuar prej tyre tregon se biznesmeni eshte rrembyer ne qytetin e Vlores, ku edhe eshte torturuar dhe me pas vrare me arme zjarri. Me pas autoret kane dashur ta largojne duke mos pershkuar rrugen nacionale, por kane kaluar ne rrugen e Nartes me pas ne Akerni, Novosele duke dale ne fshatin Bishan.

Itinerari i tyre ka vazhduar ne rruget rurale duke perfunduar ne rrugen Fier- Darzeze, ku ne nje zone te pabanuar dhe te fshehur nga bimesia e larte eshte tentuar zhdukja e trupit me lende djegese.

Autoret jane larguar menjehere dhe nuk kane mundur te shikojne se trupi nuk ishte djegur plotesisht.

Pas gjetjes se trupit, policia e Fierit dyshoi qe ne fillim se behej fjale per biznesmenin e zhdukur, por ishin familjaret e viktimes ata qe bene identifikimin.

Top Channel