Sot, takimi zyrtar Berisha-Meta

02/09/2009 09:40

Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i LSI-se, Ilir Meta, do te takohen pasditen e sotme ne oren 18:30 ne Kryesine e Kuvendit. Sot pritet te marre fund gjithashtu edhe dilema nese Ilir Meta, perveç pozicionit te zv/kryeministrit, do te ulet ne karrigen e shefit te diplomacise, apo te ministrit te Brendshem.

Ministria e Shendetesise dhe Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes jane dy “portofolat” e tjere te kerkuar nga Levizja Socialiste per Integrim.

LSI ka pergatitur programin dhe tashme pritet vetem marreveshja per bashkepunimin me Partine Demokratike per qeverisjen e vendit ne kater vitet e ardhshme, e cila do te firmoset sot.

Pas takimit me Meten, Kryeministri Berisha do te pershkallezoje negociatat edhe me aleatet e tjere, si republikanet dhe Partine per Drejtesi dhe Integrim. E ftuar per negociata eshte edhe Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Qeveria e re pritet te pagezohet me emrin “qeveria e integrimit europian”.

Kjo nuk eshte qeveria e pare ku nje force e djathte bashkepunon me nje parti te spektrit te majte. Pas qeverise se stabilitetit, 18 vjet me pare dhe qeverise se pajtimit kombetar perpara 12 vjetesh, viti 2009 do ta gjeje vendin me nje Kryeminister te djathte, i cili eshte kushtezuar per te pranuar ne qeveri nje parti te majte.

Kabineti i ri pritet te jete qeveria e trete e perbashket midis te majteve dhe te djathteve, pas qeverise se stabilitetit ne vitin 1991 dhe asaj te pajtimit kombetar ne vitin 1997, qeveri te cilat jane perfolur mjaft per bashkepunimin midis te majtes dhe te djathtes.

Paraprakisht duket se jane qartesuar pikat e marreveshjes se pritshme per bashkeqeverisje midis PD dhe LSI. Mesohet se Kryeministri ka rene dakord t’i ofroje kesaj partie tre poste ministrore dhe nje numer te konsiderueshem zv/ministrash. Po sipas burimeve eshte rene dakord qe posti i pare te jete ai i ministrit te Ekonomise.

Emri me i gatshem per te marre persiper drejtimin e ketij dikasteri eshte ai i deputetit Dritan Prifti. Sakaq, nje tjeter kabinet ministror mesohet se do te jete Ministria e Jashtme. Kjo e shoqeruar bashke me postin e zevendeskryeministrit. Ato pritet te mbahen nga kryetari i partise, Ilir Meta.

Posti tjeter ministror eshte Ministria e Shendetesise. Mesohet se gjate diskutimeve eshte rene dakord qe perfaqesimi ne kete nivel qeverisjeje te shkoje nga 5 deri ne 7 poste zevendesministrore. Gama e perfaqesimit ne kete nivel do te jete sipas fushave te ndryshme, ku ka prioritetet programore Levizja Socialiste per Integrim.

Mbremjen e se merkures do te qartesohet gjithçka dhe ne takim pritet te jete edhe nenkryetarja e PD-se, Jozefina Topalli, ose sekretari i Pergjithshem i PD-se, Ridvan Bode, dhe sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili.

Top Channel