Meta: Prifti e Vasili, ministra te kabinetit

02/09/2009 18:35

Kryetari i LSI, Ilir Meta e ka vleresuar me nota pozitive marreveshjen e nenshkruar sot me kryeministrin Berisha, per formimin e koalicionit te ri qeverises.

Ne nje konference te perbashket per shtyp, Meta ka theksuar se behet fjale per nje marreveshje transparente, e cila do te garantoje nje program te mire qeverises.

“Ne emer te LSI dhe ne detyrim te vendimit te saj te marre ne konventen e fundit kombetare, kam nenshkruar me kreun e PD, forca fituese e zgjedhjeve te 28 qershorit, zotin Berisha, nje marreveshje qe tashme eshte e hapur dhe transparente per te gjithe dhe qe mbi te cilen do te konkretizohet edhe programi i qeverise se ardhshme, pas konstituimit te Parlamentit te ri”, ka pohuar Meta.

Kreu i LSI ka deklaruar se programet e dy partive kane gjetur terren te perbashket, duke nenvizuar se prioriteti kryesor i koalicionit te ri qeverises do te jete integrimi i vendit ne strukturat evropiane.

“Shpreh kenaqesine time per mirekuptimin qe kemi patur me zotin Berisha dhe perfaqesues te tjere te PD lidhur me integrimin e te dyja forcave politike. Une jam i kenaqur qe qindra prioritetet tona perputhen dhe disa te tjera kane gjetur mirkuptim te plote dhe kjo eshte nje marreveshje qe do t’i sherbeje te gjithe shqiptareve dhe qe garanton jo vetem stabilitet te qeverise dhe institucioneve, por sidomos reforma serioze qe do te mundesojne hyrjen ne BE”, ka nenvizuar Meta.

Ish-kryeministri ka theksuar se marreveshja ne fjale nuk do te cenoje poziten e punonjesve te administrates shteterore, por do te ndikoje masivisht ne krijimin e vendeve te reja te punes ne 4 vitet e ardhshme.

“Kjo marreveshje nuk do te cenoje statusin e nenpunesit, pasi morali i LSI dhe i imi nuk eshte per te ardhur ne koalicion per te hequr disa njerez nga puna dhe per te sjelle disa te tjere. Eshte morali per te hapur 100-160 mije vende te reja pune per gjithe shqiptaret gjate ketyre 4 vjeteve”, ka pohaur Meta, i cili ka shprehur kenaqesine e tij edhe per mirekuptimin e gjetur me PD per projektligjin per moshen e trete.

Me tej, duke dhene garancine e tij per rritjen e mireqenies tek qytetaret shqiptare, Meta ka theksuar se koalicioni PD-LSI do te vijoje me nje bashkepunim te ngushte edhe ne zgjedhjet lokale, si dhe ne vecanti per arritjen e integrimit evropian.

“Ajo qe eshte e rendesishme dhe e sigurte eshte se ne fund te 4 viteve te ketij mandati, shqiptaret do te jetojne jo vetem shume me te qete e te sigurte, por do te jene ne nje pozicion tjeter ne raport me qytetaret evropiane. Ky koalicion ka themele te sigurta qe burojne nga parime teper te shendetshme. Jam i bindur se do te jete nje koalicion qe do punoje ne menyre transparente, qe do te bashkepunoje per zgjedhjet vendore dhe nje koalicion qe do te punoje per aspiraten e integrimit ne BE”, ka shtuar Meta.

I pyetur nga gazetaret lidhur me emerimet e LSI ne postet qeveritare, Meta ka saktesuar se Dritan Prifti do te jete minister i Ekonomise dhe Energjitikes, ndersa sekretari i pergjithshem i LSI, Petrit Vasili, minister i Shendetesise.

Top Channel