Berisha: Sot mbledhja e fundit me qeverine e vjeter

02/09/2009 09:30

Qeveria “Berisha” mbyll sot misionin katervjeçar. 14 ministrat qe kane shoqeruar Kryeministrin Sali Berisha pergjate ketyre viteve do te ulen sot ndoshta per here te fundit ne sallen e mbledhjes se Keshillit te Ministrave.

I vetmi, me mandat te rikonfirmuar ne qeveri, perveç Kryeministrit, eshte ministri i Financave, Ridvan Bode. Nga radhet e PD-se pritet te jene serish ne kabinet si ministra, edhe pse ne poste te ndryshme, Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi.

Per te tjeret, dilema eshte e madhe, edhe per shkak se kete here Kryeministri Berisha ka ne duar mbi 60 biografi nga 68 mandatet qe PD-ja fitoi ne zgjedhjet e 28 qershorit. Koha per dekretimin e qeverise se re eshte teper e ngushte.

Pasi Kryeministri propozon emrat e 14 ministrave te rinj dhe te zv/kryeministrit, brenda 10 diteve nga data e dekretimit te Kryeministrit, qeveria duhet te miratohet ne Parlament.

Mbledhja e fundit e kesaj qeverie do te zhvillohet sot, ne oren 11:00 dhe ne axhenden e saj do te permbaje nje numer rekord vendimesh, ku nje vend te veçante priten te zene kerkesat e fundit te Kryeministrit Berisha per ministrat e tij ne lidhje me ligje te ndryshme qe ai i ka kerkuar gjate mbledhjeve te muajit korrik dhe gusht.

Te 14 ministrat aktuale jane lajmeruar posaçerisht per te qene te gjithe te pranishem ne mbledhjen e cila eshte cilesuar si e fundit per mandatin e pare qeverises. Ne oren 13.00, kryeministri ka ftuar ne Vilen 31 te gjithe ministrat aktual se bashku me bashkeshortet e tyre.

Kryetari i PD-se, Berisha, gjate 1428 diteve ne poltronin e Kryeministrit, e ka qeverisur vendin me 26 ministra dhe 34 zv/ministra. Te vetmit anetare te kabinetit qeveritar, te cilet i kane sherbyer per kater vjet qeverise “Berisha” dhe i perjetuan 6 ndryshimet ne qeveri, jane ministri i Financave Ridvan Bode,
Genc Ruli tek Ekonomia, Jemin Gjana te Bujqesia dhe Lufter Xhuveli te Mjedisi.

Rotacion brenda qeverise, por pa u larguar nga ajo, kane bere deputetet Lulzim Basha dhe Genc Pollo. Si kandidat ne zgjedhjet e 18 shkurtit 2007-te, Sokol Olldashi dha doreheqjen nga minister i Brendshem dhe pak muaj me pas, pas doreheqjes se parevokueshme te ish-mikut te ngushte te Berishes, Besnik Mustafajt, ne postin e shefit te diplomacise kalon Lulzim Basha, i cili i le rruge te lire Sokol Olldashit per te hyre serish ne kabinet.

Ndersa dikasteret qe kane pesuar me shume ndryshime jane Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve; Ministria e Drejtesise; Ministria e Shendetesise dhe Ministria e Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta.

Nga riformatimi i kabinetit qeveritar ne mars te vitit 2007, Kryeministri Berisha zevendesoi Maksim Cikulin me Nard Ndoken ne Ministrine e Shendetesise. Qeveria ne diete, e perbere vetem nga 14 kabinete dhe nje zv/kryeminister, eshte “fryr” gjate kater viteve qe lame pas, si pasoje e riformatimit te qeverise pas marreveshjeve me aleatet dhe nga doreheqjet e parevokueshme te ministrave te Berishes.

Top Channel