Vrasja e britanikut, pranga shqiptarit

01/09/2009 13:25

Pas pese vitesh ne arrati policia irlandeze ka arrestuar nje emigrant shqiptar, si i dyshuar ne vrasjen e nje britaniku. (UPDATE)

Artan Hysaj akuzohet nga policia e Manchester-it se sebashku me tre shqiptare te tjere rrahen per vdekje Kalvinder Singh duke e goditur me shkopinj ne koke.

Detektivet irlandez e kane arrestuar 32-vjecarin shqiptar teksa ai ishte duke punuar ne kuzhinen e restorantit ‘Il Sorrizo’ ne Dublin.

Hysaj do te perballet me nje proces ektradimi ne Irlande pasi policia e Manchesterit, ku ndodhi vrasja, ndaj tij ka leshuar nje flete arresti nderkombetar me akuzat e vrasjes, demtime trupore dhe prishje te rendit me ane te dhunes.

Detektivi Sgt James Kirean i tha gjykates ne Dublin se gjate momentit te arrestimit  e pyeti shqiptarin per krimin qe akuzohej.

“Une e di per cfare akuzohem por nuk kam vrare njeri” eshte pergjigjur Hysaj.

Po per te njejtin krim vitin 2005 me burg perjete eshte denuar Marjon Semej.

Te shpallur ne kerkim nderkombetar nga policia britanike per kete ngarje jane edhe dy shqiptaret e tjere Emirjan Hysenaj me Alfred Kurtin.

Top Channel