Rinas, zgjerohet terminali

01/09/2009 19:50

Rreth 1.5 milione pasagjere mund te marrin tashme me shume sherbime ne aeroportin nderkombetar “Nene Tereza”.

Ne Rinas ka perfunduar zgjerimi i terminalit pas nje investimi prej 20 milione eurosh. “Ne jemi te gezuar qe ndodhemi ne fund te projektit. Zgjerimi i terminalit shenon edhe fundin e fazes B. Ky ambient do prese 1.5 milione pasagjere”, shprehet drejtoresha e pergjithshme ekzekutive e aeroportit, Andrea Gebbeken.

Faza e dyte e zgjerimit te aeroportit sapo ka perfunduar dhe ketij terminali i jane shtuar 13 sportele, 3 porta te reja, bare, dyqane nje banke por edhe nje pike e re e kembimit valutor.

Top Channel