Rama: Berisha shkeli Kushtetuten

01/09/2009 15:40

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i rikthehet akuzave ndaj kryeministrit Berisha ne lidhje me lirimin e disa te burgosurve te denuar per vepra te renda penale, qe sipas tij pushteti i ka perdorur per te ushtruar presion ndaj opozites dhe mbeshtetesve te saj. (UPDATE)

Ai fajesoi shefin e qeverise dhe duke iu referuar deklaratave te tij nje dite me pare, ne lidhje me kete pretendim te opozites zoti Rama solli kete argument.

“Trajtimin nga ana e kryeministrit te vendit i lejeve te dhenave per keta vrases, trafikante, perdhunues, si procedure e zakonte administrative qe do te vazhdoje normalisht eshte shprehja me e shembullore e faktit se ky bashkepunim ka qene i qellimte”, u shpreh Rama.

Zoti Rama tha se lirimi i te denuarve nga pushteti per t’i perdorur ne zgjedhje shenon nje operacion kriminal dhe se jane shkelur ne menyre flagrante ligjet dhe kushtetuta e vendit.

“Keta kriminele jane perdorur per te ushtruar autoritetin e tyre mafioz ne funksion te fushates elektorale te pushtetit dhe Sali Berishes, cdo lloj insinuate qesharake e bere lidhur me kete aspekt kriminal te aspektit zgjedhor nuk e shfajeson,  por e fajeson edhe me shume kryeministrin e vendit”, u shpreh Rama.

Kryetari i PS-se, Edi Rama tha se opozita per asnje moment nuk do te ndalet ne denoncimin e krimit elektoral te 28 qershorit, sic tha ai dhe shtoi se ky krim nuk mund te prodhoje institucione legjitime.

Top Channel