Planet urbanistike, nenshkruhet kontrata per 4 qytete

01/09/2009 19:35

Gjirokastra, Korca, Berati dhe Lushnja do te kene planet e tyre urbanistike.

Ministria e Puneve Publike dhe Transportit lidhi kontraten me nje konsorcium i perbere nga tre kompani te huaja dhe shqipatre, per te relaizuar projektet per secilin qytet. Kete e konfirmon ministri Sokol Olldashi, sipas te cilit, kontrata prej 1 milione eurosh ka nje afat te caktuar, cka do te ndihmoje krijimin e planit urbanistik te qyteteve qe jane ne zgjerim.

Kjo perpjekje vjen pas nje masakre te vertete urbane te shtrire ne krejt territorin e vendit, ku autoritetet si vendore ashtu dhe qendrore kane qene pjesemarres ne shkeljen e ligjeve mbi pronesine, standarteve te ndertimit dhe urbansitikes.

Ministri Olldashi tha se me lidhjen e kesaj kontrate, pritet vetem plani urbanistik i Tiranes, qe sipas tij, me ne fund te gjitha qytetet me te medha te vendit te kene nje kene nje zhvillim te kontrolluar te territorit.

Top Channel