Gjinushi: Mbeshtesim vendimin per bojkotin

01/09/2009 08:15

Kryetari i PSD-se, Skender Gjinushi, pas Kongresit te jashtezakonshem te PS-se mbeshtet kerkesen per zgjedhje te parakohshme, por edhe bojkotin e Parlamentit.

Gjinushi tha se “per PSD-ne me e papranueshme eshte qe mandatet e fituara ne emer te se majtes te çohen ne te djathte.

Mandati nuk eshte nje e drejte personale, por eshte nje kontrate me votuesit”. Keshtu qe, sqaroi ai, çdo qendrim bojkot, kundershtim, çdo levizje e çdo proces, çdo organizim qe çon ne moslegjitimitetin e ketij Kuvendi dhe ne perseritjen sa me te shpejte te zgjedhjeve sigurisht qe ka mbeshtetjen e PSD-se.

Gjinushi ka bere edhe komentin e tij ne lidhje me Kongresin e jashtezakonshme te PS-se, duke theksuar se faktoret e humbjes se PS-se jane jashte kesaj partie.

Duke u ndalur te rikandidimi ose jo i Rames si kryetar partie, Gjinushi eshte shprehur se kjo eshte nje e drejte e tij, aq me teper qe ashte kryetar ne detyre i PS-se dhe eshte vete partia e cila i zgjidh problemet e saja. Per Gjinushin shkak i vetem qe e majta nuk i fitoi zgjedhjet ka qene mungesa e bashkepunimit me aleatet e saj. 
 

Top Channel