Gjendet biznesmeni i zhdukur

01/09/2009 12:00

Eshte gjetur nga policia nje dite pasi u shpall ne kerkim biznesmeni Genci Habazaj, i cili ishte zhdukur prej disa ditesh ne qytetin e Vlores. (UPDATE)

Trupi i tij eshte gjetur pa jete prane rruges qe lidh Vloren me Fierin ne rrugen e Bishanit. 39 vjecari ishte vrare prej disa ditesh dhe me pas ishte tentuar djegia e tij.

Per shkak te demtimeve te shumta ne trup dhe fytyre u be i pamundur identifikimi i tij ne kohe por ishin familjaret e tij, te cilet e kane identifikuar nga sendet personale.

Policia e Fierit e kishte derguar trupin per ekspertize ne Tirane ku eshte bere edhe identifikimi.

Tashme familjaret e viktimes kane terhequr trupin dhe kane njoftuar ceremonine mortore e cila zhvillohet te merkuren paradite ne fshatin Terbac.

39-vjecari nga Vlora pronari i nje biznesi ndertimi ne Itali ishte zhdukur prej kater ditesh pa lene gjurme. Genc Habazaj kishte njoftuar familjen se do te shkonte ne qytetin e Elbasanit, por qe prej atij momenti nuk ka me asnje te dhene per te, ndersa telefoni celular i tij eshte i mbyllur.

Pasi kane pritur tre dite per kthimin e tij ne shtepi vellezerit e te zhdukurit ka lajmeruar policine qe ka filluar hetimet.

Familjaret e tij kane dhene edhe detajet e bisedes se fundit qe 39-vjecari kishte bere me ta. Genc Habazaj, jetonte prej kohesh ne Itali.

Ai eshte i divorcuar dhe ka dy femije. Para pak ditesh ishte kthyer ne Vlore per te bere pushimet verore me vajzen e tij 9-vjecare.

Policia tashme ka nisur hetimet per te zbuluar autoret e kesaj vrasje, hetime qe do te shtrihen edhe ne itali per te pare nese viktima ka patur konflikte. Nje piste tjeter eshte edhe ajo e rrembimit ne shkembim te parave.

Top Channel