Nderpritet kreditimi i ekonomise

31/08/2009 19:40

Te dhenat me te fundit zyrtare te Bankes se Shqiperise tregojne se bankat thuajse e kane nderprere fare kreditimin e ekonomise. Sipas te dhenave per 7 muajt e pare te vitit, kredia per ekonomine eshte rritur me vetem 5.5 perqind.

Por edhe kjo rritje i dedikohet dy muajve te pare te vitit, pasi qe pas muajit mars kredia thuajse ka mbetur ne vend, me nje rritje fare te paperfillshme.

Sipas te dhenave, ne fund te korrikut totali i kredise per ekonomine ishte 419 miliarde leke dhe ne 4 muajt e fundit eshte rritur me vetem 3 miliarde leke ose 0.7 perqind.

Keto te dhena deshmojne se ekonomia po vuan mungesen e financimeve, e paralajmeruar kjo me pare nga Banka e Shqiperise.

Prej vitesh me radhe, kreditimi ka qene biznesi kryesor i bankave ne Shqiperi, qe ka gjeneruar fitimet e tyre.

Por kjo nderprerje e menjehershme, sipas eksperteve ka lidhje me disa faktore te tjere, qe kane te bejne me situaten ne tregun e likuiditetit dhe rritjen e rrezikut te moskthimit te kredive.

Te dhenat tregojne se rikthimi i depozitave te terhequra nga sistemi bankar gjate muajve te fundit te vitit te kaluar dhe fillimit te ketij viti, kur kriza ishte ne kulmin e saj, po rezulton me i veshtire dhe me i ngadalte nga sa ishte parashikuar.

Ne fund te korrikut totali i depozitave, te cilat jane burimi kryesor prej nga bankat sigurojne fondet per te kredituar ekonomine, ishte 611 miliarde leke ose rreth 57 miliarde leke me i ulet se sa shtatori i vitit te kaluar.

Por pervec ngercit te likuiditetit, nje tjeter faktor qe i detyron bankat te stepen nga kredia eshte dhe rreziku i moskthimit.

Kredite e me probleme arriten ne muajin qershor rreth 8 perqind te totalit, shifra me e larte e regjistruar ne 6 vitet e fundit.

Top Channel