Grinden per pronen, godet me thika xhaxhain

31/08/2009 08:55

Konflikti per pronen per pak sa nuk i ka marre jeten nje 43-vjecari nga Elbasani.

Etja per prone nuk ka penguar nje 36-vjecar te qelloje me thike xhaxhin e tij, nderkohe qe burime zyrtare nga policia e Elbasanit bejne te ditur se ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 01:30 te se dieles. Te njejtat burime referojne se eshte arrestuar ne flagrance 36-vjecari Tomorr Sinani, banues ne lagjen “28 Nentori” te qytetit te Elbasanit, i denuar me pare per “Dezertim”.

Mesohet se ndalimi i te riut eshte bere pasi ne lagjen ku banon, gjate nje konflikti per motive pronesie, ka tentuar te vrase me arme te ftohte te llojit thike, xhaxhain e tij, 43-vjecarin Naim Sinani. 43-vjecari ka marre plage te renda ne pjese te ndryshme te trupit, nderkohe qe eshte duke u trajtuar ne spitalin kirurgjikal te qytetit te Elbasanit, nen kujdesin e mjekeve.

Materialet iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Elbasan per veprime te metejshme per vepren penale “Vrasje me dashje e mbetur ne tentative”.

Top Channel