Elbasan, vjedhin “Benzin” tre ne pranga

31/08/2009 08:45

Kane vjedhur nje makine  te tipit “Benz”, por kane rene ne prangat e policise sapo jane bere gati ta cmontojne ate.

Sipas burimeve zyrtare te policise se Elbasanit, mesnaten e se shtunes, nga ana e Seksionit Kunder Krimeve ndaj Prones u be arrestimi ne flagrance i tre te rinjve: Gersi Gega, 24 vjec, lindur e banues ne Fier, i denuar me pare per perdorim te lendeve narkotike, Jetmir Basha, 24 vjec, lindur e banues ne lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan dhe Nertil Bicaku, 23 vjec, lindur ne Librazhd dhe banues ne lagjen “5 Maji” te Elbasanit.

Sipas burimit ne fjale, arrestimi i tyre eshte bere pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin, ne lagjen “Dyle Haxhire”, jane kapur ne flagrance duke cmontuar nje mjet tip “Benz”, me targa FR9199B, ne pronesi te 30-vjecarit Andi Gurgiri, banues ne Fier, mjet ky qe rezulton te jete vjedhur ne Vlore 10 dite me pare.

Policia po punon per dokumentimin e plote te vepres penale, nderkohe qe materialet iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Elbasan per veprime te metejshme per vepren penale “Vjedhje ne bashkepunim”.

Top Channel