A/H1N1, konfirmohet nje tjeter rast, numri shkon 30

31/08/2009 13:45

Gripi i derrit prek edhe nje tjeter person ne vendin tone, duke e cuar numrin e pergjithshem ne 30 te infektuar.

Sipas te dhenave me te fundit, laboratori i Bukureshtit ka konfirmuar se nje 53 vjecare nga Durresi eshte infektuar me virusin A/H1N1. Ndekohe, Ministria e Arsimit dhe ajo e Shendetesise kane marre masa qe mund te parandalojne perhapjen e nje pandemie ne shkolla.

Sipas dy ministrive, te gjitha shkollat e vendit do raportojne ne rast se ka mungesa masive dhe ne nje situate te tille, shkollat do te mbyllen per te evituar perhapjen ne mase te virusit.

Top Channel