Vlora goditet nga nje stuhi detare

30/08/2009 19:25

Nje stuhi detare ka goditur bregdetin jonian ku dallget kane qene me te fuqishme ne Gjirin e Vlores.

Si pasoje e dallgeve te fuqishme disa peshkatare dhe pushues mes te cileve edhe Tritan Shehu kane mbetur te bllokuar ne det dhe eshte dashur nderhyrja e Rojes Bregdetare e cila ka ndermarre nje operacion per shpetimin e tyre e ndihmuar edhe nga Guardia di Financa.

Nderkaq ne qytezen e Orikumit dallget kane shkaterruar disa lokale si dhe nje disko verore te cilat ishin ndertuar shume prane detit.

Deri me tani policia nuk njofton per te zhdukur apo per viktima. Situata mbetet ende e paqarte per demet apo per humbje ne njerez pasi zona eshte e mbipopulluar nga pushuesit, duke patur parasysh qe sezoni turistik ende nuk eshte mbyllur.

Top Channel