Shqiperia, ne prag epidemie respiratore

30/08/2009 08:20

Muaji shtator do te jete nisja e nje periudhe problematike per sa i takon shtimit te rasteve te te prekurve nga infeksionet respiratore. Nderkohe qe specialistet e Institutit te Shendetit Publik kane bere parashikimin se do te kemi shtim te rasteve te te prekurve edhe nga gripi i derrit AH1N1.

Sipas te dhenave te grumbulluara, mendohet se me stinen e vjeshtes, hapjen e shkollave, frekuentimin me te shpeshte te vendeve me shume njerez, ardhja dhe ikja e emigranteve, te cilet u kthyen edhe nga vendet e prekura prej gripit te derrave, do te shtohet edhe numri i rasteve te evidentuara nga viruset ne qarkullim. Sipas perllogaritjeve dhe parashikimeve te kryera, mendohet se do te kemi çdo jave rreth 15 persona te prekur nga gripi. Nga keta, 10 do te jene bartes te viruseve te formave te lehta, nderkohe qe 5 te tjere do te preken nga format e renda te gripit.

Analiza

Ne buletinin e Institutit te Shendetit Publik, specialistet e ISHP-se raportojne se muaji nentor deri ne muajin mars do te jete periudha me problematike me numrin me te larte te rasteve te prekura nga gripi i zakonshem, por edhe nga gripi i derrit, AH1N1.

Nderkohe, deri ne muajin gusht, ne te cilen ndodhemi, prirja e semundjeve respiratore eshte rritur, kjo duke e krahasuar me vitet e meparshme. Sipas konstatimeve te bera, jane moshat 5-14 vjeç grupmosha me e prekur nga semundjet respiratore. “Kemi nje numer me te madh rastesh ne moshat feminore dhe me tej nje rritje te lehte ne moshat mbi 45 vjeç”, shkruhet ne analizen e ISHP-se.

Nderkohe qe nga krahasim i aktivitetit te infeksioneve respiratore nga viti 2003 e deri ne vitin 2009, verehet se kete vit nuk kemi akoma shperthim epidemik te infeksioneve respiratore apo semundjeve te ngjashme me gripin. “Por duhet te theksojme se ne vendet ku ka pasur shperthime epidemike, si edhe nje numer te madh rastesh nga grupi pandemik AH1N1, nuk vihet re kapaciteti i pragut epidemik”, thuhet ne buletin.

Kombinimi

Vala me e rrezikshme e gripit te derrit do te jete ajo e muajit shtator. Jo vetem autoritetet e huaja, por edhe institucionet shendetesore shqiptare kane deklaruar se pas largimit te fluksit te emigranteve dhe ardhjes se pushuesve nga vendet e prekura vendi yne rrezikon te shenoje edhe me shume raste te te prekurve nga AH1N1. Madje, nje pjese e mire e tyre do te jene te prekur nga forma me te renda e me te veshtira te virusit.

Deri tani nuk dihet se cila do te jete koha e sakte e mberritjes se virusit te gripit te zakonshem, por ajo qe specialistet e Institutit te Shendetit Publik thone me siguri, eshte qe do te kemi nje kombinim virusesh mes atij te derrit AH1N1 dhe tipave te tjere te gripit te zakonshem. 

Top Channel