Emigrantet, qetesohet situata ne dogana

30/08/2009 14:50

Situata ne pikat me te medha te kalimit kufitar qe lidhin Shqiperine me vendet fqinje eshte permiresuar ndjeshem, persa i perket kthimit te emigranteve ne vendet ku punojne dhe jetojne perkohesisht.

Ne 24 oret e fundit ne Kapshtice jane regjistruiar 4 mije e 600 shtetas ne dalje si edhe rreth 1 mije e 600 automjete.

Ne ndryshim nga fundjavat e kaluara shqetesuese ka qene vetem temperatura e larte, ndersa kalimi drejt Greqise ka qene mese normal, ku kane punuar me intesitetet te plote te gjitha sportelet e vena ne dispozicion si nga pala shqiptare, por edhe ajo greke. 

Situata pothuajse eshte e njejte edhe ne piken e kalimit te Kakavijes ku ne 24 oret e fundit jane regjistruar ne dalje 4 mije e 800 shtetas me rreth 1 mije e 500 automjete.

Numri i emigranteve qe perfundojne pushimet verore ne Shqiperi eshte i minimizuar ne portet shqiptare.

Keshtu ne Vlore gjate kesaj fundjave jane larguar 1 mije shtetas dhe 250 automjete, ndersa nga porti i Durresit jane regjistruar rreth 1 mije e 600 persona te cilet jane larguar me tragete ne drejtim te Italise.

Top Channel