Akuzat e Rames, reagon PD e LSI

30/08/2009 16:55

Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim i jane pergjigjur akuzave te kreut ne detyre te Partise Socialiste, Edi Rama duke e cilesuar kongresin e zhvilluar nje dite me pare si tregues te qarte te diktatures censuruese qe mbizoteron ne PS.

“Per gjithcka u fol dje ne kongresin e  Partise Socialiste, por vetem per alternative nuk u tha asnje fjale. Ky nuk eshte problem vetem per opoziten, por eshte problem per te gjithe ne, per te gjithe shoqerine. Votimi i fshehte eshte shpallur person ne kerkim ne PS. Standartet e votimit ishin shume me keq se sa votimi  ne Keshillin Bashkiak te Tiranes. alternativen per demokracine  e brendshme e paraqiti perfaqesuesi i politikes se re, Gramoz Ruci. Pra te gjitha keto cojne ne perfundimin se Edi Rama nuk po rizgjidhet ne krye te PS, ai po grabit lidershipin e PS”, u shpreh deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferri.

Nderkohe Levizja Socialiste per Integrim duke ironizuar deklaratat e zotit Rama , ka rishprehur besimin se qeveria e perbashket me PD do te jete nje faktor stabiliteti dhe do te drejtoje vendin drejt Bashkimit Europian.

“Shqiptaret dhe ne vecanti te majtet e vertete e kuptuan dje se duhet te ndahen menjehere nga filozofia e ketij te semuri mendor, i cili pasi vodhi gjithcka ne Tirane bashke me delenxhinjte e tij te shplare nga identiteti moral dhe ai profesional kerkonte te fuste ne xhepin e tij mafioz te gjithe Shqiperine. Sot eshte e qarte se c’donte te thoshte Edi Rama me shprehjen e tij elektorale, do ta bej Shqiperine sic bera Tiranen”, deklaroi zedhenesi i LSI-se, Ralf Gjoni

Gjate kongresit socialist kreu i PS-se Edi Rama akuzoi kryeministrin Berisha per grabitje te votave dhe kreu e LSI-se per tradheti te se majtes.

Top Channel