Tropoje, gjendet i vetevrare nje 43-vjecar

29/08/2009 10:40

Vetevritet me nje plumb ne zemer nje 43-vjecar, nderkohe qe policia deklaron se vendimi i veteflijimit eshte marre ne kushtet e nje depresioni te rende nervor.

Burime nga policia e Tropojes bejne te ditur se eshte gjetur i vdekur Rasim Lushi dhe se trupi pa jete i 43-vjecarit eshte gjetur prane nje guroreje. Pas sinjalizimit, ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe eshte konstatuar se ne trupin e tij kishte nje plumb ne afersi te zemres.

Pas keqyrjes se vendit te ngjarjes dhe ekspertizes mjeko-ligjore, policia ka deklaruar se 43-vjecari eshte vetevrare ne kushtet e nje depresioni nervor.

Top Channel