Dade: Do vazhdojme me projektin e Rames

29/08/2009 14:45

Deputetja socialiste Arta Dade e ka cilesuar kongresin si nje sukses, duke hedhur poshte akuzat e Ben Blushit dhe Arben Malajt.

Sipas Dades, ne kete kongres duhet te kete nje debat parimor qe do t’i sherbente permiresimit te punes se metejshme te partise. “Ne do presim edhe fjalen e Rames dhe sigurisht me pas hapet gara”, theksoi ajo.

Ne vijim, te fjales, Dade shperndau pergjegjesine e humbjes se zgjedhjeve. “Fushata ka pasur edhe ikona te tjera. Pra ka pasur nje diferencim edhe nga ato personalitete te PS-se qe kane marre vendime bashke me Ramen. Projekti politik i Rames nuk ka qene i deshtuar dhe ne do ta vazhdojme. Secili nga ne ka shume per te permiresuar sepse nje parti serioze shikon vend per permiresime edhe kur fiton”, qartesoi Dade.

Ne fund te fjales, deputetja socialiste tha se ndalimi i mediave gjate punimeve te kongresit ndodh sepse ceshtjet organizative te partise nuk jane te hapura per publikun.

Top Channel