Biznesi: Mos na coni me detyrim te bankat

29/08/2009 08:00

Perfaqesues te organizatave te biznesit kerkuan dje zyrtarisht qe qeveria te heqe detyrimet ligjore qe i cojne kompanite detyrimisht ne dyert e bankave per te marre sherbime, te cilat shpesh jane jo vetem te panevojshme, por edhe te kushtueshme.

Administratori i pergjithshem i Konfindustrise, Gjergj Buxhuku, thote se biznesi duhet te clirohet nga nje udhezim i Ministrise se Financave, i cili sanksionon qarkullimin e shumices derrmuese te flukseve financiare permes sistemit bankar, duke perfshire edhe pagesa te vogla, si pagat, gje qe i ka shtrenjtuar gjithnje e me shume sherbimet bankare ne Shqiperi.

Gjate diteve te fundit, media dhe publiku i gjere ka filluar te ndieje nje vale te re shtrenjtimi te sherbimeve bankare, perfshi rritje deri ne dyfishim te komisioneve mujore per mirembajtjet e llogarive, ndersa disa banka kane filluar te zbatojne masivisht komisione per terheqjen e parave nga bankomatet apo sportelet.

“Konfindustria zyrtarisht do t’i kerkoje qeverise shqiptare qe ne nje kohe sa me te shpejte te shfuqizoje detyrimin ligjor, te marre ne vitin 2007 per kalimin e jo me pak se 90% te pagesave vjetore te bizneseve nepermjet sistemit bankar.
Kerkesa e mesiperme vjen si pasoje e rritjes se diteve te fundit te kostos se komisioneve te transaksioneve per biznesin, nga nje  numer bankash te nivelit te dyte”, deklaroi dje Buxhuku i Konfindustrise. 

Top Channel