Aksidentohen me motor, vdesin dy te rinj

29/08/2009 19:20

Nje aksident rrugor eshte regjistruar pasditen e sotme ne aksin Puke-Shkoder, ku kane gjetur vdekjen dy te rinj qe po udhetonin me motor.

Lajmin e bejne te ditur burime prane policise rrugore, sipas te cilave viktimat jane shtetasit Gezim Xhinaj dhe Viktor Ndoci.

Sipas burimeve, motori me te cilin ata po udhetonin u perplas me nje automjet tip “Benz”.

Burimet shtojne se dyshohet qe shkak i aksidentit te kete qene shpejtesia e larte e te dyja mjeteve, qe ka bere te pamundur manovrimin.

Top Channel