Librazhd, rreh elektricistin, ndiqet penalisht

28/08/2009 09:05

I eshte nderprere energjia elektrike dhe ne shenje hakmarrjeje ka rrahur elektricistin e fshatit.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 22:30 ne fshatin Dorez te Rrethit te Librazhdit, rreth 10 km larg qytetit.

Burime zyrtare nga Komisariati i policise se Librazhdit, bejne te ditur se ka nisur procedimi penal ndaj 54-vjeçarit Fadil Brahja, banues ne fshatin Dorez.

I njejti burim sakteson se çeshtja penale ne ngarkim te Brahjas ka nisur pasi ka kercenuar dhe goditur 50-vjeçarin Petrit Bahiti, banues ne qytetin e Librazhdit me profesion elektricist.

Ky i fundit ka shpjeguar ne polici se Brahja ka qene ne listen e debitoreve ndaj OSSH-se dhe pasi i ka prere dritat, eshte hakmarre, ndersa vete Brahja ka mohuar goditjen dhe ka shpjeguar se elektricisti ishte ne gjendje te dehur.

Gjithsesi, ndaj 56-vjeçarit Brahja rendon akuza “kanosje per shkak te detyres”, nderkohe qe materialet i kane kaluar Prokurorise se Rrethit te Elbasanit per veprime te metejshme.

Top Channel