Fier, vetehelmohet 17-vjeçarja e paralizuar

28/08/2009 08:50

Ishte prekur nga paraliza disa muaj me pare, vetehelmohet 17- vjeçarja nga Rrethi i Fierit.

Burime nga spitali i Fierit bejne te ditur se rreth ores 13:00 te mesdites se enjte, prane urgjences se Spitalit Rajonal te Fierit ka mberritur 17-vjeçarja Eva Karroqi, e cila kishte nderruar jete gjate rruges per ne spital.

Trupi i 17-vjeçares eshte transportuar nga urgjenca per ne morgun e Spitalit te Fierit, ku dhe i eshte kryer ekspertiza ligjore si dhe autopsia.

Ashtu si dhe gjate mberritjes ne urgjence, edhe pas ekspertizes ligjore eshte vertetuar se 17 vjeçarja ka gjetur vdekjen si shkak i intoksikimit, te shkaktuar nga nje sasi e madhe fostoksine.

Burime nga policia lokale bejne te ditur se 17-vjeçarja, banore e fshatit Vadhize, Komuna Qender ne Rrethin e Fierit, ka vendosur te veteflijohej pas nje depresioni nervor.

Mesohet se vajza prej disa muajsh ishte prekur nga nje forme paralize, gje qe kishte ndikuar ne rendimin e gjendjes se saj psikologjike.

Top Channel