Fier, nis verifikimi i tokave turistike

28/08/2009 08:45

Ne Qarkun e Fierit mesohet se u jane marre zaptuesve me shume se 60 mije metra katrore toke dhe vetem ne Rrethin e Fierit jane marre afro 32 mije metra katrore toke.

Nderkohe qe komisioni vendor i njohjes dhe vleresimit te tokes prane Prefektures se Fierit deklaron se eshte perqendruar gjate ketyre javeve te fundit te siperfaqet e zonave turistike.

“Me perparesi po shikohen pronesite ne brezat turistike. Jane identifikuar jo pak raste te marra ne menyre te kundraligjshme. Pikerisht keto cenime te siperfaqeve turistike nga pronaret abuzues do te jene puna e komisionit vendor gjate diteve ne vijim”, tha Arben Duka, kryetari i Komisionit te Njohjes dhe Vleresimit te Tokes ne Prefekturen e Fierit.

Prane ketij komisioni zonal jane depozituar me shume se 1100 ankesa gjate periudhes funksionale te tij, qe nga krijimi ne dhjetorin e vitit te shkuar. Keto ankesa jane shqyrtuar dhe pritet marrja e vendimit brenda ketij viti.

Top Channel