Skandali i dosjeve, demi mbi 6 milione

27/08/2009 16:20

Thellohet skandali i zhdukjes se 57 dosjeve ne zyren e punes ne Lac. Numri i qytetareve qe perballen me mungesen e dokumentacioneve dhe librezave te punes po rritet cdo dite.

Sipas drejtoreshes se kesaj zyre, zonjes Davita Jushi, qytetaret qe kane rene pre e ketij abuzimi pervec se kane humbur njeren page, kane humbur edhe nje vit pune i cili nuk mund tu shenohet ne libreze.

Top Channel ka siguruar disa nga dokumentat e falsifikuara ku nuk eshte hedhur firma dhe shkrimi i personit qe i takonte pagesa.

Pas auditit te kryer nga Sherbimi Kombetar i Punes rezulton se ne kete skandal, i cili ka nisur ne fillim te ketij viti, ishin te perfshire ish-drejtori i zyres se punes, nje pergjegjese sherbimi dhe nje pergjegjese e pageses se papunesise, te cilet pervec ndjekjes penale do te detyrohen te kthjene ne arken e shtetit shumen qe kane vjedhur.

“Shkeljet ne Lac perbejne nje shkelje per ndjekje penale dhe ajo ka filluar. Abuzimet shkonin ne dosjet e humbura ne 6 milione e 933 mije leke te reja. Ne do presim hetimin paraprak dhe gjate gjyqit do te ngreme nje padi civile per leket qe na takojne si institucion”, thote Maksim Sotiri, drejtor i drejtorise se punesimit ne MP.

Sipas burimeve ne zyren e punes ne Lac, falsifikimi i firmave te qytetareve ishte denoncuar ne policine e Lezhes, por krimi ekonomik kishte hezituar te niste hetimet.

Me pas ka qene auditi i Sherbimit Kombetar te Punes ai qe ka evidentuar shkeljet e tre punonjesve te kesaj zyre.

Top Channel