Rezervat e gjakut, drejt fundit

27/08/2009 08:20

Mbyllja e shkollave, perfundimi i sezonit te provimeve ka sjelle edhe uljen e numrit te dhuruesve vullnetare te gjakut. Kontribuuesit me te medhenj ne kete “fushe” jane studentet e fakulteteve.

Por jo vetem ata, ajo qe ka çuar ne boshatisje te rezervave te gjakut, jane edhe mbyllja ne mase e sezonit te operacioneve me planifikim.

Temperaturat e larta, por nga ana tjeter edhe shtyrja e operacioneve, te cilat mund te presin te kryhen ne nje sezon me te fresket, ka ulur edhe numrin e dhuruesve familjare, te cilet shtojne ne menyre te konsiderueshme rezervat e gjakut.

Punonjesit e shendetesise prane qendrave te levizshme apo te palevizshme te transfuzionit te gjakut, ankohen per sensibilizimin e paket te popullates per te dhuruar gjak dhe nga ana tjeter, edhe per mungesa te fushatave te ndergjegjesimit te qytetareve.

Bankat e gjakut raportojne  se, jane ende shume larg raportit te rezervave me plotesimin e nevojave, ndersa mungesat jane te shumta.

Kontingjenti me i madh i rezervave te gjakut perdoret per te semuret kronike, ne menyre te veçante per talasemiket.

Sipas Ministrise se Shendetesise, nga analiza e kryer vit pas viti, rezulton se ne bankat e gjakut eshte rritur numri i dhuruesve vullnetare, pavaresisht kesaj jane te pamjaftueshem per te permbushur te gjitha nevojat spitalore.

Problem, gjithashtu, mbeten edhe grupet e ndryshme te gjakut, ku gjetja e dhuruesve te kesaj kategorie eshte edhe me e rralle.

Nje vit me pare ne te gjithe vendin, jane kryer me shume se 20 mije dhurime gjaku.

Qendra Kombetare e Transfuzionit te Gjakut raportoi dje ne nivel kombetar 20129 dhurime gjaku, rreth 2500 me shume se nje vit me pare.

Nga keto 54 per qind kane qene dhurime familjare, 15 per qind dhurime vullnetare dhe rreth 31 per qind dhurime te paguara.

Me gjithe apelin e dy muajve me pare per te dhuruar gjak, shume pak qytetare jane solidarizuar per te dhuruar gjak dhe per te ndihmuar pacientet, te cilet e kane kete produkt pjesen me te rendesishme per te jetuar.

Top Channel