ISHP: 9 raste te dyshuara me virusin A

27/08/2009 13:20

Instituti i Shendetit Publik ka publikuar buletinin zyrtar per virusin A/H1N1 qe per fat te mire nuk ka shkaktuar asnje viktime ne vendin tone, pasi eshte shfaqur me simptoma te lehta.

Sipas ISHP-se, situata nuk eshte alarmante pasi ne 500 raste te dyshuara vetem 9 prej tyre kane rezultuar me virusin A. Analizat e 9 rasteve te dyshuara per gripin e derrit jane derguar ne laboratorin e Bukureshtit nga ku pritet te vijne edhe pergjigjet perfundimtare. 2 prej 9 te dyshuarve jane femije.

Deri tani ne vendin tone jane konfirmuar 20 te prekur nga virusi A/H1N1 ku asnje prej tyre nuk ka pasur komplikacione me shendetin.   

Top Channel