Zgjedhjet ne PS

26/08/2009 18:55

Anetaret e Partise Socialiste votuan sot ne te gjithe vendin per te zgjedhur kryetarin e ri te partise sipas parimit ‘nje anetar nje vote’. Procesi i votimit u mbyll i qete, nderkohe qe po vijon numerimi i votave.

Ne gare per postin e kryetarit te partise me te madhe te opozites jane perballe njeri tjetrit, kryetari ne detyre i PS-se Edi Rama dhe rivali i tij Maqo Lakrori.

Rreth 400 qendrat e votimit ne te gjithe vendin u hapen, ashtu sic ishte programuar qe ne oren 8 te mengjesit. Sipas njoftimeve me te fundit qe vijne nga korrespondetet ne te gjithe qarqet e vendit, procesi ka qene normal dhe i qete, pervecse ne Korce.

Disa antare te Partise Socialiste te ketij rrethi pretendojne se nuk i gjejne emrat ne listat e votuesve.

Korca pritej te ishte nje nga qarqet me te nxehta ne keto zgjedhje per shkak se ky rreth perfaqesohet ne Partine Socialiste nga Ben Blushi, nje nga drejtuesit e levizjes se mendimit ndryshe, grupim qe kundershton rikandimin e kryetarit ne detyre te Ps, Edi Rama.

Rreth 82 mije anetare te partise me te madhe te opozites u thirren ne keto zgjedhje per te te zgjedhur udheheqesin e ri te tyre, vetem 3 muaj pas perfundimit te zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare, te cilat i lane serish socialistet ne opozite.

Edhe pse linja zyrtare e kesaj partie nuk e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve te 28 qershorit dhe akuzon mazhorancen per manipulim te tij.

Top Channel