Lezhe, zjarr ne afersi te hekurudhes

26/08/2009 19:10

Nje zjarr qe u ndez ne afersi te hekurudhes ne fshatin Bacel te Blinishtit, ne Lezhe, demtoi rreth 77 traversa, por fatmiresisht nuk shkaktoi viktima dhe deme materiale.

Policia tha se si pasoje e demtimit te hekurudhes, u bllokua per mbi 20 minuta levizja e trenit te linjes Tirane-Shkoder qe duhet te mberrinte ne qytetin me te madh verior te vendit.

Treni levizi ngadale duke arritur ta kaloje pjesen e djegur te hekurudhes pa asnje problem.

Ne vendngjarje, zjarrfikesat e Lezhes dhe forcat e policise luftuan per rreth 2 ore per te fikur flaket qe shperthyen atje.

Ende nuk dihet shkaku i ketij zjarri, por ka dyshime per zjarrvenie te qellimshme.

Megjithate policia nuk perjashton edhe mundesine qe flaket te jene shkaktuar nga temperaturat e larta.

Top Channel