Kryesia e PS: Jo ndryshimeve

26/08/2009 23:35

Kryesia e Partise Socialiste e mbledhur per afro 5 ore, ka rrezuar ndryshimet statuore te propozuara nga deputeti Ben Blushi, i cili nuk ka kursyer per kete akuzat ndaj kreut ne detyre Edi Rama

Ne kete situate zoti Blushi theksoi se nuk do te kandidoje per kreun e Partise Socialiste. Deputeti socialist theksoi se ky vendim maturoi si pasoje e faktit se ai nuk ndan te njejtin mendim me kreun aktual ne detyre Rama qe kerkon sipas tij te mos pranoje humbjen edhe pse socialistet jane serish ne opozite. “Per kete – tha Blushi – dhe nje sere arsyesh te tjera nuk mund te behem pjese e ketij procesi”.

Mjaft kritik ndaj vendimit te kryesise ka qene edhe kandidati per kryetar Arben Malaj, i cili akuzoi kreun Rama se nuk pranon realitetin dhe rezultatin qe ka prodhuar modeli i tij i drejtimit.

Te shtunen socialistet do te zhvillojne kongresin e jashtezakonshem, nderkohe qe pervec debatit lidhur me qendrimin ndaj zgjedhjeve te 28 qershorit, kritiket e kryetarit Rama do te perpiqen te kalojne per diskutim, si mundesia e fundit edhe paketen me ndryshime ne statutin e partise.

Top Channel