Gjykata Administrative, nis trajnimi i stafit

26/08/2009 08:55

Ne pritje te miratimit te ligjit, USAID ka nisur punen per trajnimin e stafit qe  do te punojne ne Gjykaten Administrative.

Ne  kuader te Marreveshjes ne Prag te Sfides se Mijevjeçarit, SHBA ka dhene mbeshtetje per qeverine shqiptare, si ne hartimin e ligjit, ashtu edhe ne ngritjen e funksionimin e strukturave.

Gjykata Administrative shikohet nga biznesi si i vetmi institucion i pavarur, ne funksion te trajtimit te ankesave per çeshtje te ndryshme.

Ne morine e disa marreveshjeve, USAID ka nisur bashkepunimin me Shkollen e Magjistratures per te trajnuar gjykatesit dhe personelin e gjykatave te ardhshme administrative, si edhe per te siguruar mbeshtetje ne pasurimin e kursit ekzistues per drejtesine administrative ne programin baze te kesaj shkolle.

Top Channel