Amerika vajton senatorin Ted Kennedy

26/08/2009 11:25

Presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar pas njoftimit per vdekjen e senatorit Ted Kennedy duke deklaruar se, “me eshte thyer zemra”.

Gjithashtu, reagime kane ardhur edhe nga ish-presidenti amerikan George W. Bush, i cili e ka cilesuar Kennedy-n “nje figure me profil te larte”.

“Gruaja ime dhe une u trishtuam shume kur morrem vesh se Ted Kennedy humbi betejen e tij kurajoze me kancerin”, ka deklaruar Bush.

Komente kane mberritur edhe nga bashkeshortja e ish-presidentit Ronald Reagan, Nancy. “E konsideroja nje mik. Do te me mungoje shume”, eshte shprehur ajo.

Top Channel