Superenalotto, prifti shqiptar fitues?

25/08/2009 21:50

Nje prift shqiptar mund te jete milioneri i ri i Italise.

Gazetat ne Bergamo, ne zonen ku u luajt bileta fituese aludojne se prifti 37 vjecar Klaudio Hitaj, i ardhur me anije ne Itali ne vitin 1991 eshte fituesi i lotarise Superenalotto.

Ky aludim mbeshtetet nga fakti se prifti eshte zhdukur para disa ditesh, pasi zhvilloi edhe meshen e fundit. Hitaj mberriti ne Itali bashke me anijen nga e cila zbriti edhe Kledi Kadiu.

Per momentin askush nuk mund te konfirmoje nese eshte prifti shqiptar qe e ka fituar lotarine por, kjo ka pak gjasa te zbulohet, pasi kompania qe e organizon ruan anonimatin e fituesit.

Top Channel