Kukes, zjarr ne tregun industrial te qytetit

25/08/2009 10:05

Nje zjarr i forte perfshiu mengjesin e sotem tregun industrial te qytetit te Kukesit. Disa godina dhe dyqane te mbushura me mallra industriale jane djegur, ndersa flaket perfshine teresisht edhe nje ndertese dykateshe e cila sherbente edhe si godine banimi.

Zjarrfikesit e Kukesit punuan per te evituar perfshirjen nga flaket edhe te nje pallati prane tregut, banoret e te cilit u larguan me shpejtesi per shkak se flaket mberrinin deri tek dritaret e banesave te tyre.

Dy mjetet zjarrfikese te qytetit te Kukesit e kane te pamundur te vene nen kontroll flaket e forta. Ata jane mbeshtetur edhe nga vete tregtaret, qe me mjete rrethanore jane perpjekur te shpetojne dyqanet e tyre nga djegia.

Ende nuk ka nje arsye te ketij zjarri te befte qe shkaktoi deme te medha materiale. Ne vendngjarje ndodhet edhe policia, e cila me shuarjen e flakeve pritet te nise edhe hetimin.

Top Channel