Gripi A, perhapja me madhe ne kryeqytet

25/08/2009 09:05

Instituti i Shendetit Publik ka analizuar te gjitha te dhenat dhe shperndarjen gjeografike te personave te prekur nga gripi i derrave AH1N1 deri te enjten e kaluar.

Sipas te dhenave te para, shperndarjen me te madhe gripi e ka ne kryeqytet. Raste jane shenuar ne Lushnje, Sarande, Durres, pjesa tjeter te gjithe kane qene ne Tirane.

Sipas Institutit te Shendetit Publik, per 20 rastet e konfirmuara 3 prej tyre jane marinare te huaj te moshes 30, 31 dhe 41 vjeç, te cilet tashme jane larguar nga vendi.

6 raste jane te lidhura me udhetimin kryesisht ne Mbreterine e Bashkuar. Per 11 raste te tjera nuk eshte raportuar lidhje epidemiologjike qe te faktoje rrugen e infektimit.

Top Channel