Emigrantet, normalizohet situata ne Kakavije

25/08/2009 08:20

Vazhdon fluksi i emigranteve qe  kthehen nga pushimet nga pika e kalimit te kontrollit kufitar te Kakavijes.

Mesohet se deri ne oren 13:00 te dites se djeshme kane dale per ne shtetin grek 5900 shtetas, 1240 automjete dhe 30 autobuse, si dhe kane hyre per ne Shqiperi 2600 shtetas dhe 650 automjete.

Pala shqiptare punon me 8 sportele ne dalje dhe 4 ne hyrje, ndersa pala greke punon me 3 sportele ne dalje per ne Shqiperi dhe 6 sportele per ne token helene.

Kaosi i krijuar gjate fundjaves, per shkak te funksionimit te vetem nje sporteli nga pala greke ka bere qe komandanti i Kakavijes dhe drejtori i Kufirit Rajonal Gjirokaster, Vasil Valera, t’i kerkoje pales greke rritjen e numrit te sporteleve.

Pas ketij takimi eshte shtuar numri i sporteleve per ne Greqi nga 2 ne 6, duke bere qe brenda 3 oreve situata te vije drejt normalizimit.

Top Channel