Angli, shqiptaret caj me mbretereshen

25/08/2009 12:35

Organizata shqiptare ne Britani, “Shpresa Program” eshte pritur nga mbreteresha e UK, Elisabeta II, per nje falenderim per punen e kryer nga kjo organizate me komunitetet e huaja.

Ne kete pritje “Shpresa Program” u perfaqesua nga kryetarja e saj Luljeta Nuzi, e cila ka paraqitur edhe programin e organizates.

“Ishte nje pritje shume e vecante. Ftesa e mbretereshes eshte rezultat i nje pune te palodhur te organizates sone dhe bashkepunetoreve tane”, ka deklaruar Nuzi.

Vitin e kaluar “Shpresa Program” mori vleresime edhe nga departamenti i policise londineze per punen e mire te bere me komunitetin shqiptar.

Top Channel