A/H1N1, shqiptari ne Greqi, ne gjendje te rende

25/08/2009 16:20

Prej dites se djeshme vazhdon te kurohet ne gjendje te rende ne spitalin “Evangjelizmo” te Athines nje shtetas shqiptar 25 vjec i cili i infektuar nga gripi i derrit.

Behet fjale per emigrantin shqiptar me banim ne Athine, Jani Metushi, i cili ka qene ne ishullin e Paros me pushime, ku ka marre virusin A/H1N1. Pas kesaj ai ka shfaqur shenja, si veshtiresi ne frymemarrje dhe eshte konstatuar se ky virus i ka shkaktuar pneumoni te rende ne mushkeri, ndersa eshte shtruar urgjentisht ne spital ne daten 19 gusht.

Por dite me vone ne sinteze me historikun e rende shendetsor te tij, pasi ka pasur prej kohesh probleme kardiake, madje edhe aparat per aritmie ne zemer, virusi i gripit i ka shkaktuar komplikacione te tjera shendetesore, prandaj dhe i eshte dhene ndihma me oksigjen me ane te aparaturave ne sallen e reanimacionit.

Rasti i tij, konsiderohet si rasti i 8-te serioz i te infektuarve me gripin e derrave ne Greqi, ndersa jo me shume se dy dite me pare, nje person i prekur nga ky virus por edhe shume semundje te tjera kardiake ka gjetur vdekjen ne Athine.

Top Channel