Tirane-Kukes, rruga e braktisur

24/08/2009 12:15

Renia e fluksit te udhetareve ne aksin Kukes-Qaf Mali-Tirane si rezultat i hapjes se autostarades ka shkaktuar falimentimin e dhjetra bizneseve te ndryshme qe sherbenin buze rruges pergjate gjatesis se segmentit por edhe ka veshtiresuar jetet e 25 mije banoreve te ketyre zonave.

Te udhetosh ne kete aks nuk ndeshesh vetem me pamjet e nje braktisjeje te gjallerise e jetes, por edhe nga frika e shembjeve te dherave gureve e te trases se rruges si shkak i erozioni. Aksi i vjeter pershkohet nga turistet dhe udhetaret kosovare ne ditet kur bllokohet tuneli i Kalimashit per riparime por ai eshte ne sherbim edhe te banoreve te rrethit te Pukes, Tropojes dhe te Shkodres si dhe e njekohesishte edhe nga turistet e huaj.

Shembjet e dherave, renia e gureve ne te gjithe gjatesin e rruges, kane bere qe ne pjesen me te madhe te ketij segmenti te levizet vetem me nje sens drejtimi pasi njera korsi eshte e bllokuar nga materialet e erozionit dhe hedhjes se mbeturinave. Rruga tashme e braktisur frekuentohet vetem nga banoret e zones perreth te cilet tashme gjenden ne veshtiresi.

Top Channel