Shqiperia, ende pa asnje plan vaksinimi

24/08/2009 08:00

Direktivat e fundit te Organizates Boterore te Shendetesise jane per mbylljen e fazes se pare te vaksinimit.

Personeli shendetesor, punonjesit e laboratoreve shendetesore, punonjesit e shendetit publik, te pikave kufitare, porteve, aeroporteve duhet te jene te paret qe duhet te bejne vaksinen dhe te marrin masa per te qene gati per pandemine e gripit te derrave.

Sipas perfaqesuesve te Organizates Boterore te Shendetesise, deri tani jemi ballafaquar me nje periudhe te lehte te gripit, nderkohe qe pritet “me e keqja” me nisjen e vjeshtes.

Ministria e Shendetesise ka derguar kerkesat per te blere vaksina per gripin e derrave, sasi te tamifluse, si edhe stoqe te vaksines se thjeshte te gripit, por deri tani asgje s’ka mberritur dhe strukturat shendetesore jane ne pritje.
Deri ne kohen e furnizimit as personeli shendetesor dhe as punonjesit e pikave kufitare nuk do te mund te mbyllin fazen e vaksinimit deri me 31 gusht, duke zbatuar keshtu direktivat e Organizates Boterore te Shendetesise.

Sugjerimi me i fundit i Organizates Boterore te Shendetesise eshte nisja e fazes se pare te vaksinimit para mbylljes se muajit gusht. “Nuk mund te themi se me e keqja kaloi apo se eshte duke ardhur. Duhet te pergatitemi per nje vale te dyte, madje edhe per nje te trete te gripit, siç kemi pare gjate pandemive te meparshme”, deklaroi drejtoresha e Organizates Boterore te Shendetesise, Margaret Chan.

Ashtu si per Shqiperine, edhe per vendet e tjera, sipas sqarimit te zyrtareve te OBSH-se, perfaqesuesit jane ne bisedime dhe negociata me qeverite e fondacionet nderkombetare. Kjo, ne menyre qe ata te japin ndihme per vendet ne nevoje, per t’i bere balle keshtu ne menyre sa me efikase gripit te derrave AH1N1.

Faza e pare e te vaksinuarve duhet te mbyllet deri ne muajin gusht, nderkohe qe vaksinat e tjera, qofte edhe ato te gripit te thjeshte, nuk dihet ende se kur do te mberrijne ne Shqiperi.

Sipas te dhenave paraprake te bera te njohura edhe nga mediat e huaja, tregjet nderkombetare te farmaceutikes pothuajse i kane zbrazur depot dhe furnizimi i Shqiperise varet pikerisht nga vendet e zhvilluara. Deri tani, as Ministria e Shendetesise dhe as Instituti i Shendetit Publik nuk kane dhene afate se kur do te mberrije ekzaktesisht vaksina.

Ministria e Shendetesise  pritet te nxjerre nje urdher, te cilin do e dergoje per dijeni ne institucionet e saj te varesise, per te deleguar kompetenca lidhur me pajisjen e vaksinave per keta sektore. Kjo per te pasur situaten ne kontroll para nisjes se sezonit te gripit.

Nderkohe qe pjeses tjeter te popullsise do t’i duhet ta siguroje ate privatisht. Femijet, te moshuarit, pacientet kronike, personat me imunitet te dobet dhe ajo pjese e popullsise qe eshte e detyruar te udhetoje jashte, duhet ta marrin vaksinen, pasi quhen kategori me prane virozeve.

Top Channel