France, zbulohen 200 kg eksploziv te ETA-s

24/08/2009 18:45

Policia franceze ka zbuluar nje depozite armesh qe i perket organizates separatiste baske ETA, ne te cilen jane gjetur mbi 200 kilograme substanca eksplozive.

Lajmin e bejne te ditur burime policore spanjolle, sipas te cilave lenda shperthyese ishte vendosur ne lokalitetin e Pardailhanit.

Behet fjale per depoziten e tete te gjetur nga forcat e rendit pas arrestimit te tre eksponenteve te ETA-s diten e merkure ne Alpet franceze.

Ne total policia ka sekuestruar 700 kilograme eksploziv, arme, municione dhe materiale te tjera qe sherbejne per fabrikimin e bombave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA