Shoqata e pronareve: Qeveria po kryen reforme agrare

23/08/2009 16:55

Deklarata e Ministrit te Bujqesise, Jemin Gjana per projektvendimin sipas te cilit pronareve qe zoterojne toka dhe qe nuk i punojne ato do t’u sekuestrohen nga komunat zonale ka sjelle reagimin e shoqates kombetare te te shpronesuarve “Pronesi me Drejtesi”

“Kjo mase eshte shkelje e te drejtes se pronesies,bie ne kundershtim me Konventen Nderkombetare te re Drejtave te Njeriut, kjo eshte si reforma agrare e vitit 1946 ne kohen e komunizmit. Qiraja ka nje afat deri ne 99 vjet nuk do te lejojme te lejojme qeverine qe te veproje si te doje me ceshtjen e pronave”, deklaroi kryetari i shoqates kombetare te te shpronesuarve, Pronesi me Drejtesi, Rapo Hajredin Danushi.

Sipas zotit Hajredin Danushi aplikimet e ketyre procedurave jane per te mbuluar deshtimet e qeverise me ceshtjen e percaktimit te titujve te pronesise ne vend.

“Keto jane pasojat e mos funksionimit te ligjit 7501,dhe detyrohet qeveria te bej keto manovrat e tjera tani”, u shpreh Danushi.

Danushi thote se kjo menyre do te sjelle pakenaqesi dhe reagime nga ana e pronareve te tokes. Danushi i kerkon qeverise te zgjidh menjehere ceshtjen e percaktimit te qarte te titujve te pronesise pasi eshte e vetmja menyre per venien e demakracise se vertete ne vend.

Top Channel