Piu birre ne publik, 6 goditje kamzhiku modeles

23/08/2009 12:55

Gjashte goditje kamzhiku per shkak se piu birre ne publik. Eshte ky ndeshkimi i dhene per nje modele aziatike, 32 vjecaren nga Malajzia, Kartika Sari Dewi Shukarno.

Gjate dhenies se vendimit nga gjykata, vajza ka shperthyer se qari duke derdhur lote. E martuar dhe nene e dy femijeve, ajo jeton dhe punon ne Singapor.

Ne gracke ate e futen disa fotografi te bera gjate nje feste ne nje diskoteke vitin e kaluar.

Ekzekutimi i vendimit te dhene nga gjykata eshte parashikuar per me 24 gusht, dite kur vec kamzhikut modeles do t’i duhet te paguaje edhe nje gjobe prej 1350 dollaresh.

Top Channel