Reagimi i Partise Socialiste pas daljes ne publik te ministrit te Financave ka qene tejet i ashper. Permes zedheneses se kryesise, Mimi Kodheli, PS ngriti nje sere shqetesimesh ne forme pyetjeje drejtuar, sipas tyre, “ministrit te piramidave”.
Kodheli tha para mediave se qeveria po perdor parate e privatizimeve per te mbuluar shpenzimet e medha gjate fushates.
“Pse parate e privatizimeve abuzive te pasurise se perbashket te shqiptareve, po behen gati per te mbushur arken e boshatisur nga fushata e grabitjes se votes, duke i zhytur çdo dite e me shume ne borxh familjet shqiptare?”, tha zedhenesja e PS-se, duke ngritur nje tjeter pyetje lidhur me faktin nese eshte paguar “fatura mbi 60 milione euro per rrugen e kombit?”.
Nje tjeter akuze lidhej me firmat e ndertimit, qe sipas PS-se, qeveria nuk u ka paguar parate per punet e bera gjate fushates.
“Apo kjo qeveri s’ka çfare paguan me, sepse arka e shtetit eshte zbrazur perpara dimrit te rende qe i pret familjet shqiptare, per shkak te shperdorimeve kolosale te pasurimit te oborrit kryeministror”, theksoi Kodheli.
Top Channel