Vlore, kaos ne port, policia heton agjencite

22/08/2009 08:55

Fluksi i emigranteve qe  prisnin te largoheshin nga Shqiperia drejt Italise ka shkaktuar kaos ne Portin e Vlores. Shkak jane bere numri i shitur i biletave, qe rezulton te jete mbi kapacitetet e lejuara ne tragete.

Ne keto kushte eshte deklaruar se sektori i krimit ekonomik ne drejtorine e policise Vlore do te hetoje agjencite per shitjen e biletave, duke vleresuar nese ka apo jo abuzime, per t’u pergjigjur me pas ligjerisht ndaj tyre.

Aktualisht nga Porti i Vlores kryejne itinerarin e zakonshem Vlore-Brindizi tre tragete, nga dy qe operojne ne dite te zakonshme.

Nderkohe, numri i madh i emigranteve qe ishin nisur drejt Italise ka shkaktuar probleme ne trafikun rrugor te qytetit te Vlores, duke bere qe per rreth 3 ore rruga lidhese e transballkanikes me pjesen tjeter te zones se skeles te behej e pakalueshme.

Situata eshte normalizuar rreth ores 10:30 te mengjesit, kur forcat e policise rrugore, se bashku me ato kufitare, kane nderhyre per lehtesimin e trafikut, duke i futur te gjitha automjetet ne ambientet e brendshme te portit, si dhe duke improvizuar nje radhe makinash.

Shume automjete jane detyruar te kthehen serish, pas me shume se 6 ore pritjeje per te hyre ne tragete.

Me “te diskriminuar” kane qene kamionet e tonazhit te rende, te cilet ne diten e fluksit do te evitojne udhetimet per shkak te hapesires qe zene ne tragete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA